Rreth Nesh

HISTORIA JONË

Lider në
tregun shqipëtar

Shoqëria anonime, TENET SHA është e krijuar më 9 Mars të vitit 2017, me aktivitet kryesor, tregëtimin dhe depozitimin e Gazit të Lëngshëm (LPG).

Koncepti i krijimit të shoqërisë nga ortakët, ishte zgjedhja e nje emri qe të tregonte filozofinë, strategjinë e zhvillimit të tregut të gazit ku do te operonim. Ambicia jone, për të siguruar ofrimin e shërbimit më të mirë të mundshëm tek klientet tanë, duke i dhënë besim dhe duke i qëndruar fort principteve tona, pasi TENET është emri që shpreh shumë mirë “Të qenurit Lider në këtë sektor, duke u bazuar në vlerat e barazisë dhe ekuilibrit, dëshirës tonë për tu përqasur tek njerëzit dhe partnerët me të cilët ne bashkëpunojmë. Ne u ofrojmë vlerën më të mirë të shtuar aksionerëve, punonjësve dhe partnerëve përmes efikasitetit të lartë dhe konkurencës bazuar në cilësi, siguri dhe të qënit miqësor ndaj mjedisit”.

Raport financiar vjetor 2018-2019

Raport financiar vjetor 2019-2020

Raport financiar vjetor 2020-2021

Raport financiar vjetor 2021-2022

Raport financiar vjetor 2022-2023

Raport financiar vjetor 2023-2024

Struktura organizative

Struktura e ortakërisë së kompanisë që nga krijimi i saj dhe në vazhdim është:

Kastrati Group SHA zotëron 50% të aksioneve

KASTRATI është një kompani lider, e cila operon në industrinë e energjisë dhe ndërtimit.

Vitriol Group SHA zotëron 50% të aksioneve

Vitriol Group SHA është përgjegjës për tregëtimin me shumicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tij.

Veprimtaria jonë

Tenet është një kompani e cila tregëton me shumicë gazet e lëngshëm të mëposhtëm.

BUTAN

Butani është një gaz i gjendur në temperaturën e dhomës dhe presionin atmosferik. Butani konsiderohet një gaz i ndezshëm, pa ngjyrë dhe avullon shpejt në temperaturën e dhomës.

PROPAN

Propani është një alkan me tre karbon me formulën molekulare C₃H₈ me temperatura dhe presion standard, por me densitet të lartë për një lëng të transportueshëm.

MË SHUMË

Në këtë mjedis të tregut modern dhe dinamik, TENET ka treguar qëndrueshmeri, pavarësisht konkurencës.

Avantazhi ynë konkurues është cilësia e produkteve tona. Ky ishte parimi mbi të cilin u bë shitja jonë e parë dhe kjo është mënyra se si ne vazhdojmë të bëjmë biznes sot; me ndershmëri dhe me integritet. Integriteti i kompanisë sonë është thelbësor për të qënë të besueshëm dhe për të pasur reputacion të lartë. Qëndrueshmëria dhe rritja janë në VIZIONIN tonë dhe ndaj jemi gjithmonë në kërkim për të arritur nivele të reja.

× Leje Mjedisore 1
× Leje Mjedisore 1
× Bilanci Tenet
× Bilanci Tenet
× Bilanci Tenet
× Bilanci Tenet